BOTA
1 minuta leximi
Itali, vdes shoferi i autobusit që ra në lumin e Torinos
Në autobus në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa autobusi po planifikonte të merrte fëmijët nga shkolla për një shëtitje në muze.
Itali, vdes shoferi i autobusit që ra në lumin e Torinos
Itali, vdes shoferi i autobusit që ra në lumin e Torinos
27 Mars 2025

Ka humbur jetën shoferi i autobusit të pasagjerëve që ra në lumin Po, i cili kalon nëpër qendrën e qytetit të Torinos në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rreth orës 17:40 të mbrëmjes së djeshme me kohën lokale, një autobus pasagjerësh ka rënë në lumin Po teksa po kryente një manovër mbrapa pranë sheshit "Vittorio" dhe urës "Vittorio Emanuele 1".

Raportimet thonë se në autobus në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë ndërsa ndihma e parë është dhënë nga ngasësit e kaikeve në lumë.

Mediat thanë se shoferi, Nicola Di Carlo (64), i cili u shpëtua nga autobusi me plagë, ka humbur jetën më vonë.

Ekipet e zjarrfikësve kanë nisur punën për nxjerrjen e rrënojave të autobusit nga shtrati i lumit ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa autobusi po planifikonte të merrte fëmijët nga shkolla për një shëtitje në muze.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us