BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Aeroporti në Halep jashtë funksionit shkak i sulmeve izraelite
Ministria e Transportit e regjimit të Asadit, ka njoftuar se të gjitha fluturimet e planifikuara përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Halepit do të riorientohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut
Aeroporti në Halep jashtë funksionit shkak i sulmeve izraelite
Aeroportit Ndërkombëtar i Halepit në Siri.     Foto: Reuters / Reuters
7 Shtator 2022

Sulmet izraelite në aeroportin e Halepit në veriperëndim të Sirisë ka nxjerrë jashtë funksionit aeroportin dhe ka riorientuar fluturimet për në Damask, njoftoi agjencia e lajmeve të regjimit SANA të martën vonë.

“Shteti armik Izraeli ka kryer agresion ajror, me një numër raketash, nga drejtimi i Mesdheut në perëndim të Latakias, duke synuar aeroportin ndërkombëtar të Halepit", njoftoi SANA-s, duke cituar një burim ushtarak.

Dëmet e shkaktuara nga sulmi e nxorën jashtë funksionit aeroportin.

Ministria e Transportit e regjimit të Asadit përmes një deklaratë tha se "Të gjitha fluturimet e planifikuara përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Halepit do të riorientohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, pas agresionit izraelit ndaj aeroportit të Halepit që çoi në nxjerrjen e tij jashtë funksionit", shtoi agjencia e lajmeve.

Më 31 gusht, aeroporti i Halepit ishte në shënjestër të bombardimit izraelit, i cili e nxori atë jashtë funksionit për dy ditë.

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore në Siri, duke shënjestruar pozicionet e forcave të regjimit të Asadit dhe trupave iraniane të vendosura atje.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us