RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci, 3 të vdekur, njëmbëdhjetë të lënduar
Aksidenti sipas autoriteteve kroate ka ndodhur kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash të ndaluar në afërsi të Rajiqit në afërsi të Novskës
Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci, 3 të vdekur, njëmbëdhjetë të lënduar
Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci, 3 të vdekur, njëmbëdhjetë të lënduar     Foto: HINA / HINA
10 Shtator 2022

Në aksidentin hekurudhor që ndodhi të premten në mbrëmje në afërsi të Novskës në qytetin e Raiqit, në Kroaci kanë humbur jetën tre persona, kurse njëmbëdhjetë janë lënduar. Sipas zëdhënësit të Qeverisët të lënduarari janë transportuar në spitalet në Slavonski Brod, Pakrac dhe Nova Gradishka.

Në vendin e aksidentit janë ekipet mjekësore të urgjencës, zjarrfikësit, policia, anëtarët e HGSS, punonjës të Hekurudhave Kroate, shefi i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Novska dhe kreu i Qendrës së Qarkut 112 Sisak. Kryeministri Andrej Plenkoviç mbërriti në vendin e aksidentit pranë Novskës, i shoqëruar nga ministrat Oleg Butković, Davor Božinović, Vili Beroš dhe Marin Piletić, dhe prefekti i Qarkut Sisak-Moslavina Ivan Celjak.

Ndryshe, policia ka raportuar se një numër i madh i pasagjerëve janë lënduar kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash të ndaluar në afërsi të Rajiqit në afërsi të Novskës rreth orës 21:30, (9 shtator), të cilët janë ndihmuar nga të gjitha shërbimet emergjente të dërguara në vendngjarje pas raportimit të aksidentit.

BURIMI:HINA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us