SOCIALE
3 MINUTA LEXIMI
Makaronat, specialitet jo vetëm i Italisë
Makarona si specialitet italian, përveç që konsumohet në masë të madhe edhe në vendet e tjera të botës, ekzistojnë vende të cilat më së shumti prodhojnë për eksport sesa për konsum.
Makaronat, specialitet jo vetëm i Italisë
Mbështetur në Anketën Globale të Konsumatorëve, Statista, 81 për qind e familjeve në Itali kanë rregullisht makarona në menytë ditore. / AA
21 Tetor 2022

Makarona si specialitet italian, përveç që konsumohet në masë të madhe edhe në vendet e tjera të botës, ka edhe vende të cilat më së shumti e prodhojnë për eksport sesa për konsum.

Kur përmenden brumërat, menjëherë të asocon te makaronat dhe Italia si vendi sinonim i makaronave.

Mbështetur në Anketën Globale të Konsumatorëve, Statista, 81 për qind e familjeve në Itali kanë rregullisht makarona në menytë ditore.

Italia, përveçse e ka primatin për konsumimin më të lartë të makaronave në botë, ata dallohen edhe për nga prodhimi, me 3.2 milionë tonelata makarona në vit.

Ndonëse nuk njihet as në top 5 vendet e prodhimit të makaronave në botë, Franca është vendi që i afrohet më së shumti Italisë për konsumim të specialitetit italian.

Sipas anketës në fjalë, 78 për qind e të anketuarve e konsiderojnë makaronën si një element të rregullt në listën e tyre të blerjeve.

Ngjashëm me Francën, as Britania e Madhe dhe Gjermania nuk shquhen në listën e ngushtë të vendeve që prodhojnë makarona, megjithatë konsumi i tyre është në përqindje të lartë.

Në Britaninë e Madhe, 69 për qind e familjeve e shtrojnë makaronën në tryezë, ndërkaq në Gjermani 62 për qind.

Më pas vjen ShBA-ja, me 55 për qind, diçka që nuk përbën habi me faktin se e njëjta radhitet në vendin e dytë pas Italisë për prodhimin e makaronave, me 2.6 milionë tonelata në vit.

Vendet aziatike e kursejnë veten nga gluteni i makaronës

Siç tregojnë analizat e Statisa-s, vendet ku orizi është tradicionalisht baza sa u përket specialiteteve që konsumojnë më së shumti, si India, Kina dhe Koreja e Jugut, kanë një boshllëk shumë më të vogël për të mbushur dietat e tyre me diçka si makarona.

Në Indi, 30 për qind e të anketuarve thanë se hanë rregullisht makarona, në Korenë e Jugut 17 për qind, ndërsa në Kinë kjo shifër zbret në vetëm 16 për qind.

Mënjanë traditën, një arsye tjetër për të mos ngrënë shumicën e llojeve të makaronave mund të jetë një alergji ndaj glutenit, përbërje kjo bazë e makaronës.

Pas Italisë dhe ShBA-së, vendet me prodhimtari më të madhe të makaronave janë Brazili, Rusia dhe Zvicra, të cilat nuk është se i konsumojnë aq shumë, por i eksportojnë.

Ndryshe, kjo anketë është realizuar gjatë periudhës tetor 2021 deri më shtator të vitit 2022, dhe ka përfshirë mbi 7.000 të rritur nga mosha 18 deri në moshën 64 vjeç.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us