BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Sindikatat fillojnë greva në Francë
Për 26 nëntor është parlajmëruar greva e drejtuesve të trenave në Londër.
Sindikatat fillojnë greva në Francë
Sindikatat fillojnë greva në Francë.      Foto: Reuters / Reuters
10 Nëntor 2022

Sindikata CGT e Francës i ka përsëritur thirrjet për greva në sektorë të ndryshëm industrialë për të rritur pagat, pensionet dhe standardet minimale sociale, si dhe për të mbrojtur pensionet dhe të drejtën për grevë.

Paralelisht me thirrjet për grevë CGT, sindikatat Force Ouvriere dhe Unsa njoftuan një grevë nga punonjësit e operatorit të transportit publik RATP në Paris.

Operatori i transportit në Paris njoftoi se shtatë linja të Metrosë së Parisit do të mbyllen të enjten dhe se shërbimet në trenat periferikë RER në rajonin Ile-de-France gjithashtu do të preken.

Sindikata CGT ka paralajmëruar 125 mitingje në të gjithë Francën.

Organizata sindikal në Paris është paralajmëruar se do të mblidhet në Place de la Republique, ndërsa tubime të tjera janë planifikuar në qytete të mëdha si Lion, Marsejë, Tuluzë dhe Lille.

Punonjësit e sektorit publik do të marrin pjesë gjithashtu në grevë, pasi CGT UFSE, sindikata më e madhe në sektorin publik, shpalli grevë për të enjten.

Lëvizja e grevës mund të shtrihet edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi në njoftimin e GQT-së për grevë u thirrën në protestë punonjësit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, në institucionet mjekësore-sociale, shërbimet spitalore publike, si dhe në institucionet shëndetësore private. Ndryshe, drejtuesit e trenave në Londër që punojnë për 12 operatorë britanikë në mbledhjen e sotme vendosën që me 26 nëntor të hyjnë në grevë për çështjen e pagave.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us