BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Hiqen kufizimet, Haxhi 2023 sikurse para pandemisë
Në tri vitet e fundit, Haxhi u mbajt me numra të kufizuar. Për shkak të pandemisë së Covid-19, besimtarët më të vjetër se 65 vjeç nuk mund të udhëtonin, ndërsa të tjerët duhej të posedonin PCR test negativ.
Hiqen kufizimet, Haxhi 2023 sikurse para pandemisë
Hiqen kufizimet, Haxhi 2023 sikurse para pandemisë / Others
10 Janar 2023

Ministri i Haxhit dhe i Umres, dr. Tawfiq Rabiah, gjatë hapjes së ekspozitës së Haxhit 2023, njoftoi se nga ky vit, organizimi i Haxhit do të bëhet sikurse para pandemisë.

“Numri i pelegrinëve në Haxh në vitin 1444 (sipas kalendarit të Hixhrit) do të kthehet ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit, pa kufizime në moshë”, tha ministri Rabiah.

Në tri vitet e fundit, Haxhi u mbajt me numra të kufizuar. Në vitin 2020 kishte vetëm 1.000 pelegrinë, në vitin 2021 kishte 60.000 dhe vitin e kaluar 1 milionë pelegrinë. Gjithashtu, kishte kufizime në moshë, pelegrinët duhej të ishin jo më të moshuar se 65 vjeç dhe të kishin PCR teste negative para udhëtimit.

Vitin e kaluar, vetëm rreth 4.200 persona nga 7 vende të Ballkanit kryen Haxhin.

Nga Maqedonia e Veriut udhëtuan 672 pelegrinë, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë e Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us