RAJONI
1 MINUTA LEXIMI
​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale
Për dallim nga komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, në Zubin Potok ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale
​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale / Foto: KosovaPress
5 Qershor 2023

Dhjetëra qytetarë serbë në Zubin Potok janë duke qëndruar para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore, të dalur nga zgjedhjet e 23 prillit.

Për dallim nga komuna e Zveçanit dhe ajo e Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, në Zubin Potok ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Vërehen edhe ushtarë të KFOR-it të cilët janë vendosur nëpër pika të ndryshme anash protestuesve.

Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.

BURIMI:Kosova Press
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us