RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku
Rasti tragjik ku humbi jetën reshteri i Policisë së Kosovës, Bunjaku dhe disa kolegë të tij u lënduan ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në vendin Bajnskë në Veri të Kosovës.
Ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku
Ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.     /Foto: AA
25 Shtator 2023

Rasti tragjik ku humbi jetën reshteri i Policisë së Kosovës Bunjaku dhe disa kolegë të tij u lënduan ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në vendin Bajnskë në Veri të Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Rasti tragjik ku humbi jetën reshteri i Policisë së Kosovës, Bunjaku dhe disa kolegë të tij u lënduan ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në vendin Bajnskë në Veri të Kosovës. Struktura kriminele të cilësuar nga organet e Kosovës si grup terrorist kishin bllokuar urën në Bajnskë, me çka kishin provokuar reagimin e njësive të policisë. Gjatë kësaj periudhe të njëjtit nga pozicione të ndryshme kishin shtënë në drejtim të patrulles ku kishte qenë polici i ndjerë Bunjaku.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us