RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
U mbajt protesta e radhës në mbështetje të Palestinës në Tiranë
Dhjetëra qytetarë u mblodhën ne sheshin “Skënderbej” në Tiranë në një tubim në mbrojtje të Palestinës. Me pankarta të ndryshme që mbanin në duar, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për paqe dhe liri të popullit palestinez.
U mbajt protesta e radhës në mbështetje të Palestinës në Tiranë
U mbajt protesta e radhës në mbështetje të Palestinës në Tiranë / Foto: AA
5 Nëntor 2023

Me moton “Stop gjenocidin në Gaza” në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë u mbajt tubimi në mbështetje të Palestinës dhe duke bërë thirrje për ndalimin sulmeve të Izraelit ndaj popullit palestinez.

Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë, Palestinës dhe Türkiyes mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza", "Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza", “Palestina e lirë, fund okupacionit izraelit”, "Të ndalohet rrethimi i Gazës", “Stop antisemitizmit-Stop islamofobisë” dhe të tjera pankarta të ngjajshme.

Qytetarët që kishin dalë në këtë tubim bënë thirrje që të ndalet lufta dhe të “ndalohet masakra dhe spastrimi etnik ndaj popullit palestinez në Gaza".

Protestuesit kishin planifikuar edhe marshim përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe drejt Sheshit "Nënë Tereza" në Tiranë, por nuk u lejuan nga forcat e rendit, edhe pse për planin e këtij tubimi kishin njoftuar paraprakisht autoritetet.

Ndryshe, protestë në mbështje të Palestinës dhe dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve u mbajt edhe gjatë muajit tetor në Tiranë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us