Zëvendësministri i Jashtëm i Türkiyes, Nuh Yılmaz, do të marrë pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë treditore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për çështjen palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, e cila nis të hënën në Nju Jork, ShBA.
Yılmaz do ta përfaqësojë Türkiyen në konferencën për Palestinën, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, sipas një deklarate të publikuar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Konferenca ka krijuar tetë grupe pune, secili i përqendruar në një temë të ndryshme. Türkiye është bashkëkryesuese e grupit të punës të titulluar “Ruajtja e Zgjidhjes me Dy Shtete”, së bashku me Irlandën.
Fokusi i konferencës do të jetë vendosja e hapave konkretë dhe me afate kohore për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, në dritën e zhvillimeve aktuale.
Yılmaz pritet gjithashtu të zhvillojë takime dypalëshe dhe të marrë pjesë në aktivitete anësore.
Në kuadër të përgatitjeve, më 23 maj në Nju Jork u mbajt një takim paraprak, gjatë të cilit kryetarët e grupeve të punës mblodhën mendime dhe rekomandime nga shtetet anëtare të OKB-së pjesëmarrëse.