RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Stërvitje e përbashkët e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë, njësi të FSK-së dhe FARSh-it kanë zhvilluar ushtrime për testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje.
Stërvitje e përbashkët e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Stërvitje e përbashkët e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës.    /Foto: Ejup Maqedonci/Facebook
14 Dhjetor 2023

Njësi të ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës së fundmi kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët në një prej poligoneve ushtarake në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka shpërndarë pamje nga rreshtimi i të dyja ushtrive.

“FSK-ja dhe FARSh-i zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake ‘Fekeni 23’ që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, shkruan ministri Maqedonci.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës ndau 40 milionë euro shtesë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us