RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore
Në takimin e ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti dhe homologes së saj nga Maqedonia e Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska në Tiranë u diskutua mbi luftën e pa kompromis kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore materiale.
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore. / Foto: ATA
15 Dhjetor 2023

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, priti sot homologen e saj, nga Maqedonia e Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Takimi i zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Kulturës i paraprin ceremonisë zyrtare të dorëzimit të 20 ikonave.

“Me Bisera Kostadinovska Stojçevska biseduam për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, ruajtjen e trashëgimisë dhe luftën pa kompromis kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë sonë kulturore materiale”, shkroi ministrja Margariti në rrjetet sociale.

Ndërkohë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar pritet të zhvillohet ceremonia gjatë së cilës do t’u dorëzohen 20 objekteve fetare (ikona), të sekuestruara në vitin 2013, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Gjatë ceremonisë në MHK do të jenë të pranishme të dyja ministret.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us