RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Sulmi në Banjskë, Kosova ua vazhdon paraburgimin tre të dyshuarve
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
Sulmi në Banjskë, Kosova ua vazhdon paraburgimin tre të dyshuarve
Sulmi në Banjskë, Kosova ua vazhdon paraburgimin tre të dyshuarve / Foto: Reuters
26 Dhjetor 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Majlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M., B.S. dhe V.T., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”, tha ajo për KosovaPress.

Kujtojmë se më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

BURIMI:Kosova Press
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us