9 Korrik 2025
Për shkak të riaktivizimit të zjarrit në afërsi të pikës kufitare Bllacë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është ndërprerë plotësisht qarkullimi në aksin rrugor Shkup – Bllacë në të dyja drejtimet, si dhe është mbyllur përkohësisht edhe pika kufitare Bllacë.
Në kumtesën e MPB-së theksohet se janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike kufitare derisa të normalizohet situata dhe të rikthehet qarkullimi, për çka opinioni do të informohet me kohë.