BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Bregu Perëndimor i pushtuar: Forcat izraelite vrasin gjashtë palestinezë
Drejtori i Spitalit Shtetëror Jenin, Wissam Bekir, tha se mes të vrarëve ishte edhe shefi i departamentit të kirurgjisë.
Bregu Perëndimor i pushtuar: Forcat izraelite vrasin gjashtë palestinezë
Bregu Perëndimor i pushtuar: Forcat izraelite vrasin gjashtë palestinezë / Photo: AA
21 Maj 2024

Në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin dhe kampin e refugjatëve të Jeninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, mbetën të vrarë gjashtë palestinezë, duke përfshirë një mjek, dhe dhjetë persona të tjerë u plagosën.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se trupat e gjashtë palestinezëve u sollën në spitale.

Nga dhjetë të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Spitalit Shtetëror të Jeninit, Wissam Bekir, tha se mes të vrarëve është edhe shefi i departamentit të kirurgjisë në këtë spital.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, forcat izraelite kanë kryer bastisje në qytetin dhe kampin e Jeninit gjatë natës.

Dëshmitarët okularë thanë se dronët izraelitë po fluturonin mbi Jenin.

Prej datës 7 tetor të viti 2023 në Bregun Perëndimor janë vrarë 512 palestinezë nga sulmet izraelite.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us