RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Osmani takon Ramën: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO
Presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë po marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, ku po zhvillojnë takime me burrështetas të ndryshëm në margjinat e Samitit.
Osmani takon Ramën: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO
Osmani takon Ramën: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO / Photo: /Facebook: Vjosa Osmani
10 Korrik 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington, është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se me kreun e qeverisë së Shqipërisë kanë koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve të tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë po marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, ku po zhvillojnë takime me burrështetas të ndryshëm në margjinat e Samitit.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us