RAJONI
1 MINUTA LEXIMI
Ekstradohet sot nga Türkiye drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve turq.
Ekstradohet sot nga Türkiye drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi
Ekstradohet sot nga Türkiye drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi / Photo: ATA
8 Janar 2025

Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Türkiye në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Türkiye.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Türkiye, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi, alias Gramos Rexhepi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us