RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Ushtria e Kosovës dhe e Türkiyes realizuan trajnimin për pajisjen HAR-66
"Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së", njofton FSK-ja.
Ushtria e Kosovës dhe e Türkiyes realizuan trajnimin për pajisjen HAR-66
Ushtria e Kosovës dhe e Türkiyes realizuan trajnimin për pajisjen HAR-66.         Foto: AA / AA
3 Shkurt 2025

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes kanë realizuar me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66.

Siç ka bërë të ditur FSK-ja nëpërmjet një njoftimi, ky bashkëpunim midis dy ushtrive është realizuar me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

"Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, FSK-ja ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us