LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Hamasi me thirrje për mobilizim global kundër gjenocidit dhe urisë në Gaza
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas bëri thirrje të martën për një përshkallëzim të veprimeve ndërkombëtare kundër gjenocidit dhe politikës së urisë ndaj Gazës, duke kërkuar protesta masive në të gjithë botën nga 1 deri më 3 gusht.
Hamasi me thirrje për mobilizim global kundër gjenocidit dhe urisë në Gaza
Hamasi me thirrje për mobilizim global kundër gjenocidit dhe urisë në Gaza / AP
29 Korrik 2025

“Nxisim mobilizim mbarëbotëror të premten, të shtunën dhe të dielën (1-3 gusht), dhe në ditët në vijim, kundër agresionit zionist, gjenocidit dhe urisë sistematike ndaj Gazës,” thuhet në deklaratën e Hamasit.

Grupi kërkon që e diela, 3 gusht, të shpallet “Dita Botërore e Mbështetjes për Gazën, Kudsin, Al-Aksën dhe të burgosurit palestinezë”, duke ia kushtuar ish-liderit të tyre Ismail Haniyeh, i cili u vra nga Izraeli në Teheran më 31 korrik 2024.

Në deklaratë kujtohet se më 29 korrik 2024, vetë Haniyeh kishte bërë thirrje që 3 gushti të shënohej si ditë e solidaritetit ndërkombëtar me Gazën.

Hamas u bëri thirrje qytetarëve në të gjitha qytetet dhe kryeqytetet e botës të organizojnë protesta të fuqishme dhe demonstrata masive kundër agresionit zionist, gjenocidit dhe urisë së planifikuar që po godet mbi 2 milionë palestinezë në Gaza.

Gjithashtu, u kërkua intensifikimi i të gjitha formave të protestës dhe uljeve para ambasadave izraelite, amerikane dhe atyre të vendeve që mbështesin pushtimin izraelit, kudo në botë, derisa të ndalet agresioni dhe uria ndaj fëmijëve, grave, pacientëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga 7 tetori 2023 kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja të paktën 147 palestinezë, përfshirë 88 fëmijë.

Ushtria izraelite, duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka vrarë gati 60.000 palestinezë që nga tetori i kaluar, shumica gra dhe fëmijë.

Në raportin e fundit të publikuar të martën, monitoruesi global i urisë IPC paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Gazë”.

“Shtimi i konfliktit dhe zhvendosjes, si dhe mungesa ekstreme e aksesit në ushqime dhe shërbime esenciale, kanë arritur nivele të paprecedenta,” thuhet në raport.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us