TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak
Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza është me rëndësi të madhe.
Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak
Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak / AA
10 Korrik 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, me kancelarin austriak Christian Stocker në telefon të enjten.

Sipas një noftimi nga Drejtoria turke e Komunikimeve, Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi të madhe.

Ai ka thënë se Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për ta siguruar stabilitetin në Siri dhe se rritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike është e rëndësishme për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre.

Türkiye dhe Austria, ka thënë Erdoğan, duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë efektive potencialin në fushat e tregtisë dhe investimeve dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për ta rritur bashkëpunimin.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us