TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan u uron të shkuara qytetarëve pas tërmetit në Istanbul: "Po ndjekim nga afër zhvillimet"
Presidenti Erdoğan ka telefonuar ministrin e Brendshëm, ministrin e Mjedisit, të Urbanizimit dhe të Ndryshimeve Klimatike, ashtu si edhe ministrin e Shëndetësisë për të marrë informacione më të detajuara në lidhje me tërmetet në Istanbul.
Erdoğan u uron të shkuara qytetarëve pas tërmetit në Istanbul: "Po ndjekim nga afër zhvillimet"
Erdoğan u uron të shkuara qytetarëve pas tërmetit në Istanbul: "Po ndjekim nga afër zhvillimet" / TRT World
19 orë më parë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u uroi të shkuara qytetarëve pas tërmeteve në Istanbul, duke theksuar se institucionet po ndjekin nga afër zhvillimet.

Fillimisht, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 ballë ndodhi me epiqendër në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Silivri të Istanbulit, pasuar nga dy tërmete të tjera 4,4 dhe 4,9 ballë në rrethin Büyüçekmece, njoftoi Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

"U uroj të shkuara qytetarëve tanë. Po i ndjekim nga afër zhvillimet", tha Erdoğan me të mësuar lajmin e tërmetit gjatë një programi me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve.

Më pas, presidenti Erdoğan ka telefonuar ministrin e Brendshëm, Ali Yerlikaya, ministrin e Mjedisit, të Urbanizimit dhe të Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ashtu si edhe ministrin e Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, për të marrë informacione më të detajuara në lidhje me tërmetet në Istanbul.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us