Pesë fëmijë nga Gaza u shfaqën në ceremoninë para ndeshjes së Superligës Turke midis Konyasporit dhe Galatasarayit në shenjë mbështetje për enklavën palestineze, e cila tashmë rreth një vit e gjysmë po përballet me sulme gjenocidale izraelite.
Fëmijët palestinezë u shfaqën me fanella me mbishkrimin “I vetmi vend ku bombardohen spitalet është Gaza”.
Ndërkohë, në stadium thërritej slogani “Poshtë Izraeli, liri për Palestinën”.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-5 për mysafirët, Galatasarayin.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Gaza më 18 mars, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Izraeli ka vrarë më shumë se 51.200 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.