Tërmeti 6,2 ballësh që goditi Istanbulin mesditën e sotme nuk ka shkaktuar fatkeqësi të mëdha, sipas raportimeve të para. Ministria turke e Shëndetësisë tha se asnjë “ngjarje negative” nuk është raportuar nëpër spitalet e vendit apo në thirrjet e urgjencës.
"Shprehim uratat për një shërim të shpejtë për të gjithë qytetarët tanë për shkak të tërmetit që ndodhi në Istanbul dhe u ndje në krahinat përreth. Deri më tani, asnjë ngjarje negative nuk është raportuar në qendrën tonë të thirrjeve të urgjencës 112 ose spitalet”, tha Ministria.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen, në koordinim me institucionet e tjera.
Ne si Ministri po e ndjekim nga afër procesin në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përkatëse", njoftoi ministria e Shëndetësisë e Türkiyes.
Pas tërmetit kryesor prej 6,2 ballësh, metropola turke, bashkë me provincat përreth, u godit edhe nga tërmete të tjera më të vogla.