21 orë më parë
Deputetët e rinj të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës të cilët u betuan javën e kaluar, nuk arritën sërish që në shumicë të votojnë kryetarin e ri të institucionit ligjvënës, raporton Anadolu.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 117 deputetë, deputeti Glauk Konjufca, tha se partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, përsëri e kandidon Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Konjufca luti deputetët që ta japin votën pro Haxhiut për kryeparlamentare dhe të zhbllokohet rruga për krijimin e institucioneve të reja.
Gjithsej 57 deputetë votuan pro Haxhiut për kryeparlementare, 46 kundër dhe tre abstenuan.
Seanca e re u shty me 48 orë, për të premten në orën 10:00.