një ditë më parë
Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi izraelit ndaj shkollës "Jaffa" në verilindje të qytetit të Gazës, ku ishin strehuar persona të zhvendosur.
Sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza në platformën Telegram, shkolla "Jaffa" u bombardua nga forcat izraelite, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin trupat e viktimave dhe shumë prej të plagosurve nga rrënojat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende në zonë.