Irani njoftoi se bisedimet teknike të nivelit të ekspertëve me ShBA-në, të planifikuara fillimisht për ditën e sotme në Oman, janë shtyrë për më 26 prill.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei e ka bërë njoftimin të martën, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.
"Vendimi është bazuar në sugjerimin e Omanit dhe me marrëveshjen e ndërsjellë të delegacioneve iraniane dhe amerikane", tha Baqaei.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e përshkroi si "konstruktiv" raundin e dytë të negociatave bërthamore indirekte midis Iranit dhe SHBA-së në Romë më 19 prill.
Ai tha se seanca katër-orëshe u ndërmjetësua nga Omani.
Duke folur për mediat iraniane pas përfundimit të bisedimeve, Araghchi konfirmoi se raundi tjetër do të zhvillohet në Muscat. Ai tha se Teherani dhe Washingtoni kishin arritur "mirëkuptim më të mirë" mbi një sërë parimesh dhe objektivash, megjithëse nuk hyri në detaje.
Presidenti amerikan Donald Trump është kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje e re për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të arritur nën administratën e Obamës.