Ka nisur në Prishtinë festivali ndërkombëtar i valleve dyshe dhe ansambleve “Newborn Kosova”, me pjesëmarrje të shteteve të ndryshme nga Ballkani dhe më gjerë.
Në këtë festival, përveç pjesëmarrësve nga Kosova, po marrin pjesë valltarë të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme si Argjentina, Polonia, Türkiye, Kanadaja, Kili, Sllovakia, Bullgaria e të tjera.
Paraprakisht, ata kanë parakaluar me valle dhe veshje tradicionale nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku shumë qytetarë i përcollën me kureshtje.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, aty ku është ngritur skena për dyshet pjesëmarrëse, do të zhvillohet garë për vallëzimin më të mirë në dysh si dhe ansambli me performancën më të mirë.
Për disa orë me radhë qytetarët në Prishtinë do të përjetojnë nga afër një spektakël kulturor, që promovon artin, diversitetin dhe frymën e bashkëjetesës.