RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja e Kosovës Osmani: Evropa nuk është një ëndërr e largët
Presidentja Osmani pranoi Çmimin e Evropës nga Fondacioni Panevropian “Coudenhove-Kalergi” në Vjenë.
Presidentja e Kosovës Osmani: Evropa nuk është një ëndërr e largët
Presidentja e Kosovës Osmani: Evropa nuk është një ëndërr e largët / AA
13 Maj 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Evropa nuk është një ëndërr e largët, por është vetë identiteti i Kosovës.

Presidentja Osmani mbajti një fjalim në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Evropës nga Fondacioni Panevropian “Coudenhove-Kalergi” në Vjenë, të cilën ajo e konsideroi si “një nder kushtuar sakrificës, qëndresës dhe vizionit të popullit kosovar për të ardhmen e tij të pakthyeshme evropiane”.

Osmani theksoi se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri”, theksoi Osmani ndër tjerash në fjalimin e saj.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us