Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se bisedimet mbi çështjen bërthamore me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë do të mbahen në Istanbul më 16 maj.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Araghchi iu përgjigj pyetjeve të shtypit pas mbledhjes së kabinetit.
"Raundi i radhës i bisedimeve midis Iranit dhe Evropës do të mbahet në Istanbul të premten, më 16 maj, në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm", tha ai.
Ndërsa vazhdojnë bisedimet indirekte me ShBA-në, Araghchi tha se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me vendet evropiane.
"Fatkeqësisht, evropianët janë disi të izoluar në këto negociata me politikat që ndjekin. Ne nuk e duam një situatë të tillë andaj i vazhduam bisedimet tona", u shpreh Araghchi.