RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut mbështet iniciativën për krijimin e një gjykate për krimet ruse në Ukrainë
Maqedonia e Veriut u bë vendi i vetëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që mori pjesë në takimin në Lviv, ku u mor vendimi për të krijuar një gjykatë të posaçme për ta hetuar krimin rus të agresionit kundër Ukrainës.
Maqedonia e Veriut mbështet iniciativën për krijimin e një gjykate për krimet ruse në Ukrainë
Maqedonia e Veriut mbështet iniciativën për krijimin e një gjykate për krimet ruse në Ukrainë / AA
14 Maj 2025

Maqedonia e Veriut i është bashkuar iniciativës për të krijuar një gjykatë speciale në Hagë për të ndjekur penalisht udhëheqjen ruse për krime lufte në Ukrainë.

“Maqedonia e Veriut i është bashkuar iniciativës për të krijuar një gjykatë speciale në Hagë, e cila po krijohet për të sjellë para drejtësisë udhëheqjen më të lartë ushtarake dhe politike të Rusisë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë”, tha Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut.


Ai shtoi se е vizitoi qytetin Lviv në Ukrainës me ftesë të ministrit të Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas.


“Gjatë takimeve, u konfirmua mbështetja e fortë për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe iniciativa për të vendosur përgjegjësi ligjore për aktet e agresionit”, tha Mucunski.


Ai konfirmoi mbështetjen në parim të Maqedonisë së Veriut për vendimin për krijimin e një gjykate speciale dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte nga Rusia dhe një angazhim të përbashkët për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.


Maqedonia e Veriut u bë vendi i vetëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që mori pjesë në takimin në Lviv, ku u mor vendimi për të krijuar një gjykatë të posaçme për të hetuar krimin rus të agresionit kundër Ukrainës.


Të premten, një koalicion ndërkombëtar prej 39 vendesh mbështeti zyrtarisht iniciativën për të krijuar një gjykatë speciale në lidhje me krimin e agresionit rus kundër Ukrainës. Procesi formal do të vazhdojë në një takim të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Luksemburg.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us