Gati dy milionë besimtarë myslimanë kryejnë udhëtimin shpirtëror të pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite.
Haxhinjtë kryen tavafin rreth Qabes në zemër të qytetit të shenjtë të Mekës dhe filluan të lëvizin drejt Minës, një qytet i madh tendash, duke shënuar hapin e parë të ritualeve të Haxhit.
Ata aty do ta kalojnë natën në Mina duke u lutur dhe duke u përgjëruar, në përgatitje për ngjitjen nesër në malin Arafat.
Kanali saudit Al-Ekhbariya tha se haxhinjtë do të arrijnë në Mina me autobusë dhe trena "sipas planeve të transportit të organizuar" dhe "me një angazhim të qartë".
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet saudite, më shumë se 1,47 milion haxhinjë kanë mbërritur në Mekë për pelegrinazhin e Haxhit. Numri i përgjithshëm pritet të rritet me pelegrinët vendas që do të arrijnë në dy milionë.
Vitin e kaluar, mbi 1,8 milion haxhinjë nga 200 vende të botës kryen ritualin.
Haxhi është shtylla e pestë e besimit islam, një adhurim që duhet të kryhet nga të gjithë muslimanët, nëse kanë mundësi financiare të paktën një herë në jetën e tyre.