TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti i Türkiye-s Erdoğan zhvillon takim me kryeministrin britanik Starmer në Hagë
Erdoğan vazhdon takimet dypalëshe në Hagë të Holandës, ku po merr pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.
Presidenti i Türkiye-s Erdoğan zhvillon takim me kryeministrin britanik Starmer në Hagë
Presidenti i Türkiye-s Erdoğan zhvillon takim me kryeministrin britanik Starmer në Hagë / TRT Balkan
25 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer. 

Erdoğan vazhdon takimet dypalëshe në Hagë të Holandës, ku po merr pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Takimi me Starmer u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në ndërtesën “World Forum” ku mbahet samiti.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, drejtori i inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri, Akif Çağatay Kılıç, dhe zëvendëskryetari i Partisë AK, Halit Yerebakan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us