TÜRKİYE
3 minuta leximi
Türkiye dhuron katër automjete të blinduara moderne për Forcat e Armatosura të BeH
Ministri i Mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez, falënderoi Republikën e Türkiyes për një tjetër donacion të rëndësishëm për Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Türkiye dhuron katër automjete të blinduara moderne për Forcat e Armatosura të BeH
Türkiye dhuron katër automjete të blinduara moderne për Forcat e Armatosura të BeH / AA
25 Qershor 2025

Ceremonia e dorëzimit të katër transportuesve të blinduar KIRPI II MRAP të teknologjisë së fundit me pajisjet shoqëruese, si dhe nënshkrimi i protokollit për dorëzimin e fondeve të dhuruara midis Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Türkiyes, u mbajt në kazermat "Rajlovac" të Forcave të Armatosura të Bosnjës e Hercegovinës në Sarajevë.

Protokollin për dorëzimin e donacioneve në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të BiH e nënshkroi ministri Zukan Helez, ndërsa në emër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, certifikatat e donacionit i nënshkroi atasheu ushtarak i Türkiyes në BiH, kolonel Murat Kul.

Në fjalimin e tij, ministri Helez përshëndeti të pranishmit dhe uroi mirëseardhjen në ceremoninë e dorëzimit të automjeteve të blinduara luftarake më moderne KIRPI II, duke falënderuar Türkiyen këtë donacion të rëndësishëm.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin turk të mbrojtjes Yaşar Güler për ndihmat e vazhdueshme që kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse dhe kanë përshpejtuar integrimin euroatlantik të BeH-së.

Ambasadori i Türkiyes në Bosnjë e Hercegovinë, Emin Akseki, në fjalën e tij theksoi se marrëdhëniet midis Türkiyes dhe BeH-së bazohen në miqësi të fortë dhe se Türkiye mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të BeH-së, duke i kushtuar rëndësi të madhe stabilitetit në Ballkan.

"Besojmë se mbështetja për përpjekjet për modernizimin e Forcave të Armatosura të BiH do të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe siguri, si në kontekstin e misioneve të OKB-së, ashtu edhe në nivel rajonal. Këto automjete janë shembull konkret i një vizioni strategjik, që nuk synon vetëm bashkëpunim ushtarak, por edhe forcimin e paqes dhe marrëdhënieve miqësore në rajon," theksoi Akseki.

Ai shtoi se roli i Türkiyes në forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e FA-së të BeH-së nuk është vetëm bashkëpunim teknik, por gjithashtu pasqyrim i një partneriteti historik, kulturor dhe strategjik. Kjo ndihmë kontribuon jo vetëm në forcimin e pavarësisë dhe sigurisë së BeH, por gjithashtu pasqyron vizionin e Türkiyes për paqe dhe bashkëpunim në Ballkan.

"Republika e Türkiyes do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të mbështesë forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse," përfundoi ambasadori Akseki.

Automjeti i blinduar BMC KIRPI II MRAP (rezistent ndaj minave dhe sulmeve të befasishme) është një mjet modern, i blinduar rëndë me sistem drejtues 4x4. Është projektuar për rezistencë të lartë ndaj minave dhe kërcënimeve balistike, duke mundësuar lëvizje të sigurt në kushte të ndryshme terreni falë lëvizjes me të gjitha rrotat.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us