BOTA
2 minuta leximi
Teherani konfirmon se objektet bërthamore janë "dëmtuar rëndë"
Si pasojë e sulmeve të kryera nga ShBA-ja dhe Izraeli, objektet bërthamore të Iranit kanë pësuar dëmtime të mëdha, deklaron zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei.
Teherani konfirmon se objektet bërthamore janë "dëmtuar rëndë"
Teherani konfirmon se objektet bërthamore janë "dëmtuar rëndë" / Reuters
një ditë më parë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei deklaroi se objektet bërthamore të vendit të tij janë "dëmtuar rëndë" si pasojë e sulmeve të kryera nga ShBA-ja dhe Izraeli.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin Al Jazeera me seli në Katar, Baqaei iu përgjigj pyetjeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit pas sulmeve.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë sulmet e ShBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran", theksoi Baqaei, i cili shtoi se Teherani nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Duke iu referuar miratimit nga Parlamenti iranian të një projektligji që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Baqaei tha se është "e natyrshme që Teherani të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me IAEA-në" pas sulmeve.

Në pyetjen në lidhje me statusin e objekteve bërthamore të Iranit pas sulmeve nga Izraeli dhe ShBA-ja, Bekayi tha se për shkak të sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit, objektet bërthamore të vendit të tij janë "dëmtuar rëndë". Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Më 22 qershor, ShBA-ja kreu sulm ajror ndaj tre objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Sipas një vlerësimi të inteligjencës të përgatitur në ShBA dhe të transmetuar në CNN, u tha se sulmet ajrore të ShBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës nuk e shkatërruan strukturën bazë të programit bërthamor të Iranit, por vetëm e kthyen atë prapa vetëm me disa muaj.

Ushtria izraelite pretendoi sot në një deklaratë se "është shumë herët për të përcaktuar dëmin e shkaktuar ndaj programit bërthamor të Iranit në sulme, por se programi bërthamor i Teheranit është kthyer vite pas".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us