Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në foton familjare në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Hagë të Holandës.
Përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që mbahet në Hagë, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Forumin Botëror (World Forum), ku mbahet samiti, u bë një foto familjare.
Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri holandez, njëkohësisht edhe pritësi i Samitit, Dick Schoof dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Në foton familjare të bërë pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, në të djathtë të presidentit Erdoğan u pozicionua kryeministri britanik Keir Starmer dhe në të majtë të tij kryeministri suedez Ulf Kristersson.
Pas fotos familjare, presidenti Erdoğan shtrëngoi duart me disa nga liderët dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
Udhëheqësit më pas vazhduan drejt takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s.