25 Qershor 2025
Gjykata dënoi sot me burgim të përjetshëm Ljupço Palevskin, Velibor Manevskin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishevin për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të kryer më 22 dhe 27 nëntor 2023.
Babai i Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuza për ndihmë në rrëmbimin e vajzës së tij.
Zyra e Prokurorit Publik kërkon që të gjithë të pandehurit të mbeten në paraburgim derisa vendimi të marrë formë të prerë.
Në nëntor 2023, 74-vjeçari Pançe Zhezhovski u raportua fillimisht i zhdukur, ndërsa disa ditë më vonë edhe 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska. Trupat e tyre u gjetën pranë zonës "Dupki" pranë Brazdës.