ShBA-ja është “bashkëpunëtore në gjenocidin në Gaza”, deklaroi Kina të dielën në raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në ShBA, të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit dhe transmetuar nga agjencia shtetërore Xinhua.
“ShBA-ja ka shërbyer si bashkëpunëtore në gjenocidin në Gaza”, thuhet në raportin e vitit 2024, duke shtuar se Uashingtoni ka “ofruar mbështetje të palëkundur ushtarake dhe diplomatike për Izraelin.”
Raporti thotë se ShBA-ja ka penguar disa herë përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar armëpushim gjatë vitit të dytë të gjenocidit në Gaza, duke theksuar se Uashingtoni “ka përdorur të drejtën e vetos shtatë herë për të bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonin armëpushim.”
Ai gjithashtu kritikon atë që e quan “përdorim të tepruar të sanksioneve njëanshme” nga ShBA-ja, duke akuzuar Uashingtonin se “ushqen kriza humanitare” dhe se është “përdoruesi më i madh i sanksioneve njëanshme në botë.”
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë pothuajse 61.900 palestinezë që nga tetori 2023, ka shkatërruar enklavën dhe e ka shtyrë atë në prag të urisë.