RAJONI
2 minuta leximi
TRT Balkan fiton dy çmime gazetareske “Nino Çatiq” për raportimet mbi Srebrenicën
“Ramazani në Potoçari: Atëherë dhe Tani” nga Aida Kauković fitoi çmimin në kategorinë blog/vlog, ndërsa “354 Ditë të Srebrenicës” nga Haris Domazet u shpall më i miri në kategorinë e raportimit televiziv.
TRT Balkan fiton dy çmime gazetareske “Nino Çatiq” për raportimet mbi Srebrenicën
TRT Balkan fiton dy çmime gazetareske “Nino Çatiq” për raportimet mbi Srebrenicën / TRT Balkan
11 Korrik 2025

TRT Balkan ka fituar dy çmime prestigjioze “Nino Çatiq”, të cilat ndahen për të gjashtin vit me radhë për punën më të mirë gazetareske të dedikuar Srebrenicës dhe historisë së saj tragjike.

Reportazhi “Ramazani në Potoçari: Atëherë dhe Tani”, nga producentja Aida Kaukoviq, fitoi çmimin në kategorinë Blog/Vlog, ndërsa reportazhi “354 Ditë të Srebrenicës”, nga producenti Haris Domazet, u shpall më i miri në kategorinë e raportimit televiziv.

Këto çmime vijnë si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë e gazetarëve të TRT Balkan, të cilët në mënyrë të palodhshme dokumentojnë histori të njerëzve dhe fatet e tyre që, edhe tre dekada pas gjenocidit, vazhdojnë të na kujtojnë rëndësinë e së vërtetës dhe kujtesës.

Çmimi gazetaresk “Nino Çatiq”, i ndarë nga Shoqata “Biti novinar”(Të jesh gazetar), mban emrin e gazetarit nga Srebrenica, Nihad Nino Çatiq, i cili me raportimin e tij të fundit më 10 korrik 1995, dërgoi në botë një thirrje për krimin që po ndodhte.

Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur, por trashëgimia e tij jeton përmes brezave të gazetarëve që vazhdojnë betejën e tij për të vërtetën.

Shoqata “Biti novinar” ndan çmimin “Nino Çatiq” që nga viti 2019 në nderim të Çatiqit dhe gazetarëve të tjerë nga Srebrenica, si dhe për të inkurajuar brezat e rinj që të hulumtojnë dhe raportojnë të vërtetën, duke e mbrojtur atë nga harresa.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us