RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq bisedoi me Macronin për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën
“Theksova përkushtimin tonë ndaj dialogut dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit,” shkroi presidenti i Serbisë në platformën X.
Vuçiq bisedoi me Macronin për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën
Vuçiq bisedoi me Macronin për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën / AP
3 Gusht 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar të dielën një bisedë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ndër temat kryesore të diskutimit ishin situata në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Kosovë.

Vuçiq bëri të ditur në rrjetin social X se pati, siç e përshkroi ai, një bisedë miqësore dhe të hapur me presidentin francez, me fokus në marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale rajonale, sidomos në kontekstin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

“E kam theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve që kanë për qëllim ruajtjen e paqes, bashkëpunimit dhe prosperitetit, dhe kam përsëritur se zhvillimi i vendit, mirëqenia dhe mbrojtja e popullit serb janë interesat tona kyçe kombëtare. Theksova përkushtimin tonë ndaj dialogut dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit,” shkroi Vuçiq.

“E falënderova Macronin për angazhimin e tij personal në lidhje me Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, dhe e ftoj të vizitojë Serbinë”.


BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us