BOTA
1 minuta leximi
Gjermania kërkon që BE-ja të veprojë shpejt dhe me vendosmëri
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se ka nevojë për një Bashkim Evropian (BE) që mund të veprojë shpejt dhe me vendosmëri.
Gjermania kërkon që BE-ja të veprojë shpejt dhe me vendosmëri
Gjermania kërkon që BE-ja të veprojë shpejt dhe me vendosmëri
27 Mars 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se ka nevojë për një Bashkim Evropian (BE) që mund të veprojë shpejt dhe me vendosmëri.

Në fjalimin e tij në konferencën "Evropa 2025" të mbajtur në Berlin, Pistorius tha: "Ne jetojmë në një botë ku rendi ndërkombëtar po dobësohet gjithnjë e më shumë. Për këtë arsye ne kemi nevojë për një BE që është e shpejtë, e vendosur dhe që mund të veprojë në qendër".

Ai tha se ata janë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e Gjermanisë. "Ne duhet të veprojmë në mënyrë të shpejtë, të koordinuar dhe transparente për të forcuar mbrojtjen tonë", tha Pistorius.

Pasi tërhoqi vëmendjen për tri çështje në ristrukturimin e mbrojtjes evropiane, Pistorius tha se këto janë rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe një procedurë certifikimi të standardizuar për industrinë e mbrojtjes brenda BE-së.

"Zbatimi i këtyre çështjeve duhet të përshpejtohet. Ne nuk duhet të lejojmë që Evropa të dobësohet ose të shkatërrohet as nga jashtë, as nga brenda komunitetit evropian", tha ministri gjerman.

Pistorius theksoi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk tregoi interes real për armëpushim për paqe në Ukrainë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us