BOTA
2 minuta leximi
Diplomati lituanez kërkon shmangien e tensioneve me ShBA-në për tarifat
“Ne duhet ta shmangim përshkallëzimin në marrëdhëniet tona me ShBA-në, sepse kemi kaq shumë gjëra përpara që duhet t’i zgjidhim së bashku”, tha Budrys.
Diplomati lituanez kërkon shmangien e tensioneve me ShBA-në për tarifat
Diplomati lituanez kërkon shmangien e tensioneve me ShBA-në për tarifat / TRT Balkan
14 Korrik 2025

Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Kestutis Bodrys, ka kërkuar shmangien e një përshkallëzimi me ShBA-në gjatë bisedimeve për tarifat. 

“Ne duhet ta shmangim përshkallëzimin në marrëdhëniet tona me ShBA-në, sepse kemi kaq shumë gjëra përpara që duhet t’i zgjidhim së bashku”, tha Budrys.

Siç raporton transmetuesi publik LRT news, Budrys theksoi se tarifat “nuk janë të mira për askënd” dhe bëri thirrje për një “rrugë konstruktive përpara”.

“Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje të mirë në marrëdhëniet tona tregtare, sepse BE-ja gjithmonë ka qëndruar për tregti të drejtë, tregti që bazohet dhe respekton rregulloret ndërkombëtare”, tha ministri lituanez.

Më tej, ai i përshkroi letrat e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, si një "thirrje për të vazhduar negociatat", duke përsëritur nevojën për t'i intensifikuar bisedimet për të arritur një "marrëveshje të mirë".

Të shtunën, Trump njoftoi se ShBA-ja do të vendosë tarifa prej 30 për qind për BE-në dhe Meksikën duke filluar nga 1 gushti, duke vënë në rrezik bisedimet tregtare ShBA-BE, pasi blloku evropian ka synuar të finalizojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare këtë muaj.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump ndau letra të ndara drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum, duke njoftuar një tarifë prej 30 për qind për mallrat e destinuara për në ShBA nga Evropa dhe Meksika.

Më pas, von der Leyen shprehu gatishmërinë për të punuar drejt një marrëveshjeje me ShBA-në deri më 1 gusht dhe u zotua t'i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për t'i mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us