Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif të hënën falënderoi Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për “qëndrimin e vendosur” me Pakistanin gjatë tensioneve të fundit me Indinë.
“Përmes mbështetjes së tij të palëkundur, Presidenti Erdoğan demonstroi, edhe një herë, dashurinë dhe përzemërsinë e tij për popullin e Pakistanit”, tha Sharif gjatë një takimi me Irfan Neziroglu, ambasadorin turk në Pakistan, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Sharif.
Duke vlerësuar mbështetjen e popullit turk për Pakistanin gjatë “këtyre ditëve sfiduese”, Sharif tha se kjo i shton “një kapitull të ri dhe të lavdishëm në historinë e lidhjeve vëllazërore Pakistan- Türkiye”.
Ai përsëriti se ndërsa Pakistani ka kërkuar vazhdimisht paqe në Azinë Jugore, “nuk do të pranojë kurrë asnjë shkelje të sovranitetit ose integritetit të tij territorial”. Takimi erdhi pasi ShBA-ja ndërmjetësoi një armëpushim midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, Indisë dhe Pakistanit, pas një jave tensionesh të larta ushtarake gjatë së cilës të dyja palët qëlluan raketa përtej kufirit.