Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbrojtur idenë se shënjestrimi i udhëheqësit iranian Ali Khamenei "nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por përkundrazi do ta përfundojë atë".
Kryeministri izraelit Netanyahu dha një intervistë për kanalin amerikan ABC News dhe foli lidhur me pretendimin për atentat ndaj udhëheqësit iranian Khamenei.
Kur u pyet për lajmin se presidenti i ShBA-së Donald Trump "e ka refuzuar planin për ta vrarë udhëheqësin iranian me shqetësimin se kjo do ta përshkallëzonte konfliktin", Netanyahu tha: "Kjo nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do ta përfundojë konfliktin".
Ndërsa kur u pyet nëse do ta shënjestrojnë apo jo Khamenein, Netanyahu u përgjigj: "Izraeli po bën atë që duhet ta bëjë". Ai theksoi se ata kanë shënjestruar shkencëtarët më të njohur bërthamorë të Iranit. "Ata ishin qartësisht ekipi bërthamor i Hitlerit".
Duke mbrojtur idenë se interesi më i madh i ShBA-së është ta mbështesë Izraelin, Netanyahu tha: "Sot është Tel Avivi, nesër është New Yorku. E kuptoj moton 'Amerika e Para', por nuk e kuptoj 'Amerika e Vdekur'. Kjo është ajo që duan këta njerëz (Irani)".
Pretendohet se Trump ka refuzuar kërkesën e Izraelit për ta vrarë udhëheqësin iranian Khamenei me arsyetimin se kjo do t’i "rriste më tej tensionet".