RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti i Malit të Zi kundër marrëveshjes me EBA-në: Kuvendi të mos e votojë!
Përmes një deklarate publike, ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta marrin në konsideratë shqetësimet e ngritura nga sektori civil, institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit lokalë, para se të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.
Presidenti i Malit të Zi kundër marrëveshjes me EBA-në: Kuvendi të mos e votojë!
Presidenti i Malit të Zi kundër marrëveshjes me EBA-në: Kuvendi të mos e votojë! / AA
21 Prill 2025

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka dalë hapur kundër Marrëveshjes për turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një deklarate publike, ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta marrin në konsideratë shqetësimet e ngritura nga sektori civil, institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit lokalë, para se të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.

“Qëndrimi im ka qenë shumë i qartë. Vlerësoj se Marrëveshja është e mangët në disa aspekte, përfshirë ato juridike, ekonomike dhe mjedisore, dhe se në këtë formë nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi”, deklaroi Millatoviq.

Ai e mbylli deklaratën e tij me një citim simbolik nga juristi i njohur malazez Valtazar Bogishiq: “Ajo që lind e shtrembër, koha nuk e ndreq!” – duke përforcuar edhe më tej kundërshtimin ndaj kësaj marrëveshjeje që ka ngjallur debat të gjerë publik në vend.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us