RAJONI
1 minuta leximi
Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aksioni ka nisur këtë të hënë, me synimin për të garantuar akses në hapësirat publike për të gjithë qytetarët.
Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike / ATA
10 Korrik 2025

Në Shqipëri po vijon lirimi i rrugëve dhe trotuareve nga tavolinat, karriget apo tendat e vendosura nga bizneset pa leje.

Ditët e fundit, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, në kryqytet po vijon aksioni për heqjen e këtyre objekteve, që cenonin sigurinë e këmbësorëve, ashtu siç po ndodh edhe në qarqet e tjera të vendit.

Kreu i qeverisë bëri të ditur dje se “tetë grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane, që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare”.

Kryeministri Rama tha se 100 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë do të kontribuojnë falas me projektidetë e tyre.

Aksioni ka nisur këtë të Hënë, me synimin për të garantuar akses në hapësirat publike për të gjithë qytetarët.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us