KULTURË
2 minuta leximi
Nga Istanbuli në Londër: Çaj turk dhe bakllava të shërbyera në një autobus të kuq ikonik
Aktiviteti në fjalë rikoncepton përvojën klasike britanike të çajit të pasdites duke zëvendësuar çajin dhe ëmbëlsirat angleze me çaj turk, bakllava dhe llokume.
Nga Istanbuli në Londër: Çaj turk dhe bakllava të shërbyera në një autobus të kuq ikonik
Nga Istanbuli në Londër: Çaj turk dhe bakllava të shërbyera në një autobus të kuq ikonik / AA
3 Qershor 2025

Një autobus tradicional i kuq londinez është shndërruar në një dhomë çaji turke lëvizëse si pjesë e një iniciative kulturore nga marka historike e ëmbëlsirave turke “Hafiz Mustafa 1864”.

Aktiviteti në fjalë rikonceptoi përvojën klasike britanike të çajit të pasdites duke zëvendësuar çajin dhe ëmbëlsirat angleze me çaj turk, bakllava dhe llokume.

Brenda autobusit  të rinovuar me dy kate, të ftuarve u shërbehet pije tradicionale turke në gota në formë tulipani dhe pjata bakri, të shoqëruara me muzikë të drejtpërdrejtë me oud, ndërsa udhëtojnë nëpër qytet.

Iniciativa përkoi me hapjen e degës së Hafiz Mustafa në Knightsbridge dhe një objekti prodhimi prej 3.500 metrash katrorë në veri të Londrës.

Kompania, e themeluar në Istanbul në vitin 1864, është më e njohura për ëmbëlsirat e epokës osmane dhe së fundmi është zgjeruar ndërkombëtarisht si përgjigje ndaj interesit në rritje për ëmbëlsirat turke.

Stafi në bord kishte uniforma të personalizuara “Hafiz Mustafa”, dhe pasagjerët u dërguan përpara monumenteve kryesore duke përfshirë Big Ben-in dhe Piccadilly Circus.

Përveç çajit dhe ëmbëlsirave, të ftuarve, gjatë udhëtimit, iu ofrua edhe ujë trëndafili dhe fistikë të freskët gjatë udhëtimit.

Eventi tërhoqi si vendas ashtu edhe turistë dhe fillimisht ishte menduar si një aktivitet promovues vetëm për një herë. Megjithatë, kompania ka treguar se interesi i lartë nga klientët mund të çojë në ture të tjera në të ardhmen.

Hafiz Mustafa aktualisht po ndërton një fabrikë prej 45.000 metrash katrorë në Istanbul dhe po përgatitet të hapë degë në Oxford Street në Londër dhe në Souk Madinat në Dubai.

Recetat e kompanisë janë trashëguar brez pas brezi, dhe zgjerimi i fundit shënon një përpjekje të vazhdueshme për të sjellë ëmbëlsirat turke për një klientelë më të gjerë botërore.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us