RAJONI
1 minuta leximi
Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë
Personat e arrestuar “dyshohen për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë
Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë / AA
22 Prill 2025

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas një aktiviteti të gjatë hetimor ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Siç njofton Policia e Kosovës, fillimisht në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër). Në vazhdimësi të aktivitetit operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I., mashkull.

“Të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryera gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit. Në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe janë intervistuar.



BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us