POLITIKË
2 minuta leximi
BE-ja sanksionon ashpër Rusinë, ndalon importet nga tubacionet e "Rrjedhës Veriore"
Kaja Kallas tha se paketa e sanksioneve gjithashtu vë në shënjestër 105 anije të tjera të lidhura me të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë dhe kufizon qasjen e bankave ruse në mekanizmat ndërkombëtar të financimit.
BE-ja sanksionon ashpër Rusinë, ndalon importet nga tubacionet e "Rrjedhës Veriore"
BE-ja sanksionon ashpër Rusinë, ndalon importet nga tubacionet e "Rrjedhës Veriore" / AA
18 Korrik 2025

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka bërë të ditur se blloku evropian ka miratuar një nga paketat “më të ashpra” të sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importeve nga tubacionet e "Rrjedhës Veriore" dhe kufizime më të ashpra në eksportet e naftës.

“Ne qëndrojmë të vendosur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat e saj më të fuqishme të sanksioneve kundër Rusisë deri më sot”, shkroi Kallas në platformën sociale X.

“Tubacionet e Rrjedhës Veriore (importet) do të ndalohen. Do të vendoset një kufi më i ulët për çmimin e naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake të Rusisë, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe po bllokojmë eksportet e teknologjisë që përdoren në dronë”, theksoi ajo.

Kallas tha se paketa gjithashtu vë në shënjestër 105 anije të tjera të lidhura me të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë dhe kufizon qasjen e bankave ruse në mekanizmat ndërkombëtar të financimit.

“Po ia ulim edhe më tej buxhetin e luftës Kremlinit”, shtoi ajo, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka qenë shkaku kryesor i shumicës së sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.

Kallas gjithashtu njoftoi se BE-ja, për herë të parë, do të sanksionojë një regjistër të huaj flamuri dhe do të vendosë sanksione ndaj rafinerisë më të madhe në Indi, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Rosneft.

“Sanksionet tona godasin gjithashtu ata që indoktrinojnë fëmijët ukrainas”, tha ajo, duke shtuar se “do të vazhdojmë të rrisim kostot, në mënyrë që ndalimi i agresionit të jetë rruga e vetme përpara për Moskën”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us