TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zgjidhje me dy shtete
Zëvendësministri i Jashtëm turk Nuh Yilmaz bën presion për qasje në ndihmat për Gazën në takimin e Grupit të Madridit.
Türkiye kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zgjidhje me dy shtete
Türkiye kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zgjidhje me dy shtete / Reuters
26 Maj 2025

Türkiye ​​​​​​​​të dielën bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe theksoi nevojën urgjente për qasje humanitare.

Gjatë një takimi të nivelit të lartë të Grupit të Madridit, Zëvendësministri i Jashtëm turk Nuh Yılmaz theksoi "domosdoshmërinë e ndërprerjes së agresionit izraelit në Gaza dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës urgjente humanitare", sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes të publikuar në X.

Yılmaz gjithashtu nënvizoi "rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete".

Nga ministria thonë se seanca e zgjeruar e Grupit të Madridit, një iniciativë diplomatike që përqendrohet në konfliktin izraelito-palestinez, u prit nga Spanja në Madrid dhe përfshinte përfaqësues nga Grupi i Kontaktit të OIC-së dhe Ligës Arabe për Gazën, si dhe Irlandën, Spanjën, Norvegjinë dhe Slloveninë. Katër vendet e fundit e njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës në vitin 2024.

Takimi vjen mes presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi Izraelin për të ndaluar fushatën e tij ushtarake disamujore në Gaza. Mbështetja për shtetësinë palestineze periudhës së fundit ka marr hov të ripërtërirë në disa pjesë të Evropës.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 53.900 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us