TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Sharaa në Istanbul: Bashkëpunimi turko-sirian do të forcohet në të gjitha fushat
“Pushtimi dhe agresioni izraelit në Siri janë të papranueshme dhe Türkiye do të vazhdojë t’i kundërshtojë ato”, tha Erdoğan.
Erdoğan dhe Sharaa në Istanbul: Bashkëpunimi turko-sirian do të forcohet në të gjitha fushat
Presidenti turk, Erdoğan takohet me homologun sirian në Istanbul / AA
24 Maj 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi të shtunën forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit midis Türkiyes dhe Sirisë në të gjitha fushat, veçanërisht në energji, mbrojtje dhe transport, gjatë një takimi me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, në Istanbul. 

Të dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, në një takim me dyer të mbyllura.

“Pushtimi dhe agresioni izraelit në Siri janë të papranueshme dhe Türkiye do të vazhdojë t’i kundërshtojë ato”, tha Erdoğan.

Presidenti sirian falënderoi Erdoğanin për mbështetjen e tij kyçe dhe përpjekjet për të hequr sanksionet ndaj Damaskut.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us